Shkodër, ekzekutohet me armë një 20-vjeçar
SHKODER- Një 20- vjeçar është ekzekutuar sot me armë zjarri në fshatin Bardhej të Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion lidhur me autorin apo shkaqet e ngjarjes së rëndë. Viktima është identifikuar si, Gjin Guri.
Policia është informuar nga banorët e zonës, ndërsa ende nuk ka mbërritur në vendngjarje. Mësohet se autori i vrasjes pasi ka qëlluar me armë 20- vjeçarin është larguar menjëherë nga vendi i vrajes.
Pritet që pas mbërritjes së grupit hetimor në fshatin Bardhej të jepen më shumë detaje.