E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata ekonomike, Beqja: Qeveria po e çon vendin në humnerë

Po mbushet gjysma e vitit dhe qeveria po e çon vendin në humnerë.
Kështu është shprehur deputeti i PS-së Ilir Beqja në një konferencë për shtyp duke iu referuar situatës ekonomike në vend. Sipas tij edhe gjatë muajit maj është thelluar deficiti dhe qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave tatimore.
Situata ekonomike po përkeqësohet edhe më shumë dhe inflacioni ka arritur në shifrën prej 3.8 përqindësh theksoi Beqja duke shtuar se të ardhruat nga tatimet janë 10 përqind më pak se një vitë më parë dhe dhe kjo sipas tij është një dëshmi e krizës ekonomike.
Ai gjithashtu theksoi se kryeministri Berisha se nën panikun e krizës politike dhe ekonomike dhe po bën garë me gënjeshtrën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›