E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ektradohet nga Italia e dënuara për prostitucion

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën ka bërë të mundur ekstradimin nga Italia e një 37-vjeçare e cila është dënuar për shfrytëzim prostitucioni. Burimet e policisë theksojnë se është bërë e mundur ekstradimi i shtetases Valbona Kazanxhi, 37 vjeç, lindur në Fier dhe banuese në Tiranë pasi është dënuar nga gjykata me masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2007 ku shtetaset me inicialet B. D. dhe E. D., janë paraqitur në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, dhe kanë kallëzuar se janë shfrytëzuar gjatë një periudhe dy vjeçare, për ushtrimin e prostitucionit nga shtetasja Valbona Kazanxhi. Kjo e fundit i gjente klientë këtyre dy shtetaseve dhe siguronte transportin e tyre në vendet ku ushtronin prostitucion, duke përdorur një taksi të cilën e dispononte i pandehuri Ismail Lasku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›