E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata gazmore gjate proves Gerta keshillon Liamin Mos i mendo thelle gjerat por kenaqu

Prova e Javes vazhdon ende dhe banoret i binden ndryshimit te ngjyres te semaforit. Situata gazmore krijohen ne shtepi pasi ata qeshin vete gjate ekzekutimit te proves duke pare pozicionin e secilit ne momentin qe ndizet drita e kuqe. Ata fillojne te qeshin e per pasoje te levizin pa dashje keshtu skualifikohet Graciano pas levizjeve te ndaluara i cili mundohet qe ti beje te qeshin banoret e tjere. Pas tij skualifikohet edhe Liami e pas tij Gerta.

Ndersa ngjyra e semaforit ndryshon ne portokalli Ermali e Tani qe ndodhen ne kopsht e komentojne proven e sjelljen e banoreve. Ermali thote se ata jane te papergjegjshem e qeshin pa arsye. Tani e Franceska jane te vetmit banore qe nuk jane skualifikuar asnjehere gjate proves.

Gerta e Liami jane ulur te divani ne dhomen e ndenjes e fillojne te bisedojne. Gertes i ka bere pershtypje sjellja e Liamit. Ajo mendon se Liami eshte i merzitur dhe i kerkon atij qe te mos i mendoje shume gjerat or te vazhdoje te kenaqe veten gjithashtu edhe publikun. Ndersa Liami e sqaron duke i thene se nuk eshte i merzitur por thjesht preferon qe te terhiqet pak per ti lene te kuptojne dicka disa prej banoreve. Nuk e kam me ty por me disa te tjere thote ai. Gerta mendon se Liami eshte i merzitur nga sjellja e Arbrit por Liami thote se ai ka per te ndryshuar dhe se po e kupton qe ka vepruar gabim. Ketu ka ardhur nj pike ku edhe shakane ta marrin per kapital shprehet Liami. Ajo e keshillon qe Liami te mos i mendoje kaq thelle gjerat por te mundohet ta kenaqe publikun pasi te gjithe jane mesuar qe ta shikojne aktiv dhe shume te gjalle. Kjo sjellja keshtu nuk te shkon fare e keshillon Gerta.

Ajo i propozon Liamit qe tu bejne loje banoreve duke u fshehur rrobat dhe sendet personale por Liami i kerkon qe ta perjashtoje ate nga plani pasi nuk i ka pelqyer reagimi i Arbrit i cili ka ardhur si pasoje e nje shakaje te tille.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›