E Enjte, 5 Nëntor 2026

Situata në Afganistan, SHBA mbledh NATO-n për shpërndarjen e refugjatëve

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen ditën e premte në një takim virtual për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas rënies së Afganistanit në duart e talibanëve. Mbledhja është thirrur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Diskutova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për përgatitjet e takimit virutal të 20 gushtit të Ministrave të Jashtëm të aleancës për Afganistanin. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe të sigurtë për të garantuar evakuimin e aleatëve dhe partnerëve tanë afganë”, tha Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Në rend të ditës, sipas mediave ndërkombëtare pritet që të jetë edhe kërkesa e amerikanëve për shpërndarjen proporcionale të afganëve që bashkëpunuan me aleatët. Aktualisht, nga vendet anëtare të NATO-s vetëm Britania e Madhe ka shprehur gatishmërinë që të marrë 20 mijë afganë, por në një periudhë disavjeçare, ndërkohë që vendet e tjera të BE-së kanë ngurruar deri më tani, duke kërkuar më shumë bashkëpunim dhe koordinim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›