Situata në Afganistan, talibanët kërkojnë të njihen zyrtarisht nga kombet muslimane

Kryeministri Taliban u bëri thirrje këtë të mërkurë kombe muslimane që të njohin zyrtarisht qeverinë e drejtuar prej tij, ndërsa vendi, i cili është i varur nga ndihmat e huaja, po përballet me një kolaps ekonomik.
Asnjë vend nuk i ka njohur zyrtarisht talibanët të cilët njihen për abuzime me të drejtave të njeriut dhe kufizimin e lirive gjatë sundimit të tyre të parë. Megjtihëse grupi ka premtuar një sundim më të butë, në përputhje me interpretenimin e sheriatit, gratë janë përjashtuar nga punësimi në qeveri dhe shkollat e mesme për vajza janë mbyllur. “U bëj thirrje vendeve muslmiane të na njohin zyrtarisht. Pastaj shpresoj se do të jemi të aftë të zhvillohemi shpejt. Nuk e duam këtë për zyrtarët por për publikun tonë”, – tha Mohammad Hassan Akhund gjatë një konference mbajtur në Kabul.
Afganistani është shumë pranë një fatkeqëse humanitare, e përkeqësuar pasi talibanët morin pushetin në muajin gusht, çka bëri që vendet perëndimore të ngrinin ndihmat ndërkomëbtare si dhe aksessin e grupit në asete me vlerën e miliarda dollarëve që janë depozituar jashtë.
Vendi ka qenë gati plotësisht i varur nga ndihmat e huaja gjatë qeverisë së mëparshme që mbështetej nga SHBA, por shumë vende pune janë mbyllur dhe punjësit e administratës kanë muaj pa u paguar.
Të mërkurën, Organizata Ndërkombëtare e Punës tha se gjysëm milioni afganië humbën vendet e tyre të punës në tremujorin e tretë të 2021-it dhe kjo shifër pritet të shkojë në 900 mijë deri në mes të 2022-it.
Muajin e shkuar, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi në mëyrë unanime një rezolutë amerikane për të lejuar që disa ndihma t’u shkonin afganëve të dëshpërurar pa dhunuar sanksionet ndërkombëtare.
Ndërkohë janë shtuar edhe thirrjet që organizatat humanitare dhe grupet e të drejtave të njeriut i drejtojnë perëndimit për të lëshuar më shumë fonde.