E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në KQZ, ambasadori i SHBA-së takon Topin dhe Ramën

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu është takuar sot me kreun e shtetit Bamir Topi.

Takimi i diplomatit amerikan vjen në një moment kur në KQZ është miratuar akti normativ i cili i cilëson si të vlefshme fletët e kontestuara ndërsa jashtë ambjenteve të komisionit janë mbledhur deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.

Më pas ambasadori i SHBA-së është drejtuar drejt selisë rozë ku është takuar me kreun e opizitës Edi Rama. Ndërkohë më herët ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi i është drejtuar godinës së Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës Edi Rama. 

Diplomati amerikan ashtu sikurse ambasadori i delegacionit të Komisionit Evropian Ettore Sequi janë vënë në aksion aktiv për të qetësuar palët e për të dhënë një zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›