E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata në Kosovë, Merkel vizitë në Beograd

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, më 22 gusht do të jetë në vizitën e parë zyrtare në Serbi.

Në Beograd Merkel do të udhëtoj në kuadër të vizitave në rajon, ndërsa do të jetë e shoqëruar nga një ekip prej 63 vetësh.

Merkel do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë Boris Tadiç, kryeministrin Mirko Cvetkovic, si dhe me ministrat e Qeverisë.

Sipas të përditshmes serve "Blic", temë kryesore e bisedimeve të dy shteteve do të jetë kandidatura e Serbisë në BE dhe situata e tensionuar në Kosovë, për të cilën Berlini dhe Beogradi kanë pikëpamje të ndryshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›