E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pejë, dhunohet familja e botuesit “Bota sot”

Dhunohet nga policia e Kosovës familja e botuesit të gazetës “Bota Sot” .
 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën grykë e Rugovës-Pejë ku makina me të cilën ushëtonin 7 pjesëtarë të familjes Mazrekaj është ndaluar nga policia dhe mbi ta është ushtruar dhunë.
 

Sipas familjes Mazrekaj e cila ka denoncuar dhunën, policia ka dhunuar pa asnjë shkak 3 anëtarët e familjes Ajet dhe Taulant Mazrekun, babë e bir si dhe nipin e familjes Ilir Sejdian.
 

Sipas tyre tre familjarët u shoqëruan në policinë e Pejës dhe ata u dhunuan dhe u mbajtën në polici për disa orë pa asnjë shkak.
.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›