E Martë, 3 Nëntor 2026

Situata në Kosovë dhe dialogu me Prishtinën, Vuçiq takohet me ambasadorin Hill

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vuçic) është takuar këtë të enjte (11 janar) me  ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Kristofer (Christopher) Hill, për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike, situatën në Kosovë  dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën.

Vuçiq ka deklaruar në llogarinë në rrjetin social Instagram se në bisedën me Hill  kanë konfirmuar përkushtimin e tyre për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së.

“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën”, ka shkruar Vuçiq pas takimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›