Virozat tek fëmijët, dyndje në pedriatri

Ditët e ftohta, shtojnë rastet me virozët e stinës. Janë me disa viruse që qarkullojnë në ajër, të cilat në kushte të përshtatshme, shumohen dhe bëhen patogjenë për organizmin. Sigurisht më të ndjeshëm ndaj këtyre viruseve janë fëmijët. Kjo është edhe një arsyet që pediatria në spitalin e fëmijeve në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka qenë e përmbushur nga prindër me fëmijë në krah që prisnin radhën për të vizitur fëmijët e tyre. Shenjat e gripit janë: temperatura e lartë dhe e menjëhershme e shoqëruar me ethe, dhimbje koke që përhapen në shpinë dhe gjymtyrë, kollë e thatë, që më vonë mund të bëhet me sekrecione si edhe kollë. Fëmijët ankohen për dhimbje dhe djegie të fytit e gjoksit, por nuk mungojnë as të vjellat dhe diarreja sidomos te fëmijët. Komplikacioni më i rëndë është pneumonia. Në këto raste sipas mjekëve dieta duhet të jetë e lehtë e lëngshme dhe e ngrohtë. Ditët që i sëmuri ka temperaturë të lartë, duhet të bëjë pushim shtrati, ndërsa kur temperatura ulet mund të bëjë aktivitete të lehta fizike brenda shtëpisë.