Situata në veri/ Borrell paraqet tre kushte për Kosovën dhe Serbinë: Të përsëriten zgjedhjet

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka parashtruar tre kushte për Kosovën dhe Serbinë për zgjidhjen e situatës së krijuar në veri.
Borrell deklaron se së pari zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të përsëriten.
Pika e dytë konsiston në sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në procesin e votimit, referuar bojkotit të qytetarëve serbë në zgjedhjet e mbajtura më herët.
Së treti, Borrell kërkon fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
Ndërkohë, zyrtari i lartë i BE ka paraljmëruar për pasoja të rënda për dy vendet nëse nuk zgjidhin situatën e krijuar.
Nga ana tjetër edhe presidenti francez, Emmanuel Macron si dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz kanë kërkuar përsëritje të zgjedhjeve.