Situata nga kovidi, Braçe përplaset me Metën

Deklaratat e presidentit Ilir Meta se situata në vend për shkak të kovidit po shkon drejt një katastrofe kombëtare, ka provokuar një reagim të ashpër të zëvendëskryeministri Erion Braçe. “Politika e ndyrë! Në Facebook: Katastrofë nga COVID! Në Vranisht: Vendosmëri për të përhapur vetë COVID, mbledhje politike me 30 vetë, pa maskë e asnjë masë. Kjo është politika e ndyrë e çdo ditë” shkruan zoti Braçe në rrjetet sociale.