E Enjte, 5 Nëntor 2026

Situata në spitale, PD replikon me Ramën

Partia Demokratike e opozitës ka replikuar me kryeministrin socialist Edi Rama për situatën në spitale, pasi ky i fundit kishte deklaruar se “do ishte bërë qameti, nëse virusi do kishte sulmuar para 7 vitesh”. “Me paratë që ka shpenzuar për check up korruptiv, pagesa për analiza fiktive dhe të pakryera, Edi Rama do kishte rikonsteuktuar të gjitha spitalet në vend, do kishte paguar shifrat prej miliona lekësh që paguan shqiptarët për tu trajtuar nga covid 19” është përgjigjia e PD. Sipas opozitës “Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij. Shqiptarët nuk mund të pranojnë më një kryemistër që punon për veten e tij. Me 25 prill fiton Shqipëria, humbet Rama” përfundon reagimi i PD. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›