E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Situata nga moti, prefekti Geca për ATSH: Rrugët nacionale të qarkullueshme

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, por edhe të dëborës në zonat malorë, që përfshinë vendin një ditë më parë, në qarkun e Kukësit situata paraqitet e qetë.

Për Agjencinë Telegrafike Shqiptare perfekti i qarkut të Kukësit Agron Geca, ka dhënë një pasqyrim të situatës për ditën e sotme, deri në orën 16:40.

Sipas prefektit të qarkut rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa në disa segmente rrugësh ka patur rënie inertesh dhe gurësh, por pa penguar qarkullimin e automjeteve.

“Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre”- bën të ditur prefekti Geca.

Sakaq nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente.

“I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet normalisht me energji elektrike, përveç  fshatit Ujmisht Nj. Adm Ujmisht, Bashkia Kukës. Fshatrat Tetej dhe Vranë, Nj. Adm Lekbibaj, fshatrat Çerem dhe Makoçë Nj. Adm Margegaj, Bashkia Tropojë. Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës”- tha Geca.

1 nga 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›