Situata politike, Presidenti Topi pret sot Kreun e PS, Ramën
TIRANË-Presidenti i Republikës, Bamir Topi do të presë sot në një takim kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi i njoftuar nga zyra për shtyp e Presidentit do të zhvillohet sot rreth orës 11:00 në selinë e presidencës, ku pritet të diskutohet për situatën politike dhe kapërcimin e ngërçit të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit. Takimi është kofnirmuar gjtihashtu edhe nga selia e Partisë Socialiste.
Pas deklaratës më të fundit për shtyp, që Topi ofroi asistencën e tij për zgjidhjen e ngërcit, ky takim i paralajmëruar për sot duket se tregon se kreu i shtetit ka nisur lëvizjen e tij për të arritur një kompromis midis maxhorancës dhe opozitës.
PS ka bojkotuar seancat parlamentare që pas zgjedhjes së deputetëve të rinj nën pretendimin se Kuvendi është ilegjitim, pasi u grabitën votat në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Nnë këtë pretendim, PS po vijon një varg protestash në vend, ku më e madhja ishte protesta 3 ditore në Nëntor.
(d.b/BalkanWeb)