Hage, sot seanca e fundit dëgjimore mbi pavarësinë e Kosovës
HAGE- Merr fund sot ne Hagë seanca dëgjimore për statusin e Kosovës. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të dëgjojë sot argumentet e fundit nga vendet që e mbështesin ose e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Gjyqi nisi më 1 dhjetor dhe 29 shtete dhanë argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë.
Sot paraqesin faktet e tyre pro dhe kundër, dy shtetet e fundit Vietnami dhe Venezuela, që pritet të deklarohen në favor të Serbisë. Një ditë më parë u dëgjuan argumentet e Laosit, Hollandës, Rumanisë dhe Britanisë së Madhe.
Franca, Jordania, Norvegjia, Kroacia dhe Finlanda ishin ndër vendet që argumentuan në favor të Kosovës, ndërsa Kina, Qiproja dhe Spanja ndër ata vende që e kundërshtuan atë. Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dhanë gjithashtu argumentet e tyre pro dhe kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Çështja po ndiqet me shumë vëmendje sidomos nga vendet te cilat kanë provinca qe kërkojnë pavarësinë brenda territorit të tyre, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Spanjën.
Këto vende kanë frikë se Kosova mund të krijojë një precedent. Gjykata nuk pritet të japë vendim, por një opinion nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje apo në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Vendimi pritet të jepet në mesin e vitit 2010 dhe nuk është i detyrueshëm për asnjë shtet.