Siva Kaneswaran:Rihanna ka nevojë për pushim
Anëtari i bendit The Wanted Siva Kaneswaran dëshiron që Rihanna të pushojë për pak kohë nga muzika.
Këngëtari 24 vjeçar beson se krijuesja e hitit Stay ka nevojë që të pushojë një vit shkaku i orarit të ngjeshur që ka pasur. Ai beson se jeta e saj lidhet vetëm me punën dhe mendon se ajo e meriton pak pushim nga industria muzikore për t`u fokusuar në jetën e saj.
Sinqerisht, ajo është shumë e mirë. Nuk kam ndonjë fjalë të keqe për të, ka thënë ai për Digital Spy.
Ajo arriti sukses me këngën e saj të fundit dhe meriton pak pushim pas publikimit të albumit. Ajo publikoi këngë pas kënge dhe nuk mund të ndalet. Ajo po punon çdo ditë të javës, ka shtuar Kaneswaran.
Kam menduar se orari jonë është i ngjeshur, por i saji është shumë më i rëndë se i yni!, ka shtuar anëtari i The Wanted. P.K