E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Basha thotë se nuk do ketë bojkot: Të shtunën do zbërthejmë dështimet e Ramës (VIDEO)

Basha_konference

Edhe pse gjuha që përdori në konferencën për shtyp kryetari i ri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sërish ai konfirmoi se do jenë në Kuvend të shtunën, duke mos vazhduar bojkotin e nisur nga zemërimi i ish- kryetarit të PD, Sali Berisha.

Të shtunën grupi parlamentar i PD do të zbërthejë një nga një dështimet spektakolare të Ramës dhe do të kërkojë po kështu para qytetarëve shqiptarë përgjigje për të gjitha çështjet e papërgjigjura sot, tha Basha.

PD mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj kauzës legjitime për të dëgjuar çdo moment llogaridhënien transparente dhe për të marrë përgjigje ezauruese për pyetjet që janë në buzët e mendjet e gjithsecilit.

Në fillim të fjalës së tij, Basha tha se: Sot ka ndodhur një akt i paprecedent në historinë 22 vjeçare të historisë demokratike. Ndërkohë që pritej që Rama nga foltorja e parlamentit ti drejtohej pritshmërisë së qytetarëve, për të detajuar programin me të cilën erdhi në pushtet, në mënyrë të paprecedent u përdor foltorja për të lançuar një gjuhë urrejtje dhe mllefi ndaj opozitës shqiptare. Kjo mendësi e vjetër, që ngriti krye me gojën e kryesocialistit, nuk është akt i izoluar, por vjen pas vendimit të djeshëm të mohimit të transparencës. Rilindja e gjuhës së mllefit dhe urrejtjes ishte e vetmja alibi e Ramës për ti ikur programit, objektivave dhe shpjegimit të rrugës si do arrihet deri aty. Grupi parlamentar i PD dhe aleatët e saj refuzon këtë gjuhë urrejtje, por në asnjë mënyrë nuk duhet të merret ky qëndrim si bojkot.

Nëse ky ishte qëllimi i fshehur i Ramës sot, nuk ia ka arritur. Sot Rama dështoi në paraqitjen e programit qeverisës dhe në transparencën dhe llogaridhënien e tij të parë më të cilën mori votat dhe risolli gjuhën e urrejtjes akuzave edhe përbaltjen.

Nëse për të parën e mori përgjigjen sot, atë të refuzimit të gjuhës së urrejtjes, herën tjetër do të marrë pjesën tjetër. Sepse PD dhe aleatët nuk do ta lejojnë dhe pranojnë atë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›