Sivjet, 377 të huaj kërkuan leje qëndrimi në Kosovë

Departamenti për Migrim dhe të Huaj bëri të ditur se 377 shtetas të huaj kanë aplikuar, nga fillimi i këtij viti, për leje qëndrim në Kosovë. Prej tyre, 39 janë persona të mitur.
Shefi i këtij departamenti, Refki Morina, saktësoi se më së shumti aplikues për leje qëndrim në Kosovë ka nga Kina, gjithsej 72 persona; nga Turqia janë 71 aplikues; nga Maqedonia - 36, Moldavia - 31 e kështu me radhë.
Morina ka thënë se qëndrimi i shtetasve të huaj në Kosovë bëhet konform ligjit në fuqi dhe udhëzuesit administrativ. Dhjetë ditë para se të skadojë afati i qëndrimit për 90 ditë, personi që dëshiron të qëndrojë në Kosovë duhet të aplikojë për qëndrim të mëtutjeshëm si punëtor, student, bashkim familjar etj..
Ai ka kërkuar nga pronarët e hoteleve që të njoftojnë drejtorinë përkatëse në rast se ata mbajnë shtetas të huaj në lokalet e tyre, në të kundërtën do të merren masa ligjore konform ligjeve në fuqi.
Ndërsa kapiten Fadil Rexhepi nga Departamenti për Migrim dhe të Huaj njoftoi se vetëm gjatë vitit 2010 janë bërë 78 inspektime të lokaleve të ndryshme, të dyshuara për strehim të shtetasve të huaj.
“Gjatë kësaj periudhë janë bërë gjithsej 78 inspektime të objekteve të ndryshme dhe si rezultat i këtyre inspektimeve, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka lëshuar 101 urdhëresa administrative për lëshimin e territorit të Kosovës në mungesë të dokumentacionit të rregullt për punë dhe në mungesë të leje qëndrimeve. Prej urdhëresave të lëshuara, 88 janë të realizuara, që do të thotë se 88 persona të shteteve të ndryshme kanë lëshuar territorin e Kosovës, ndërsa 13 prej tyre janë në procedurë e sipër”, tha Rexhepi, transmeton KosovaPress.
Për shkak të qëndrimit ilegal dhe formave tjera kundërvajtëse, ekzistojnë 271 raste të dërguara në gjykatë. Ndërsa në Departamentin për Shëndetësi dhe Azil, 6 persona nga Pakistani, Somalia dhe vende të tjera kanë kërkuar azil politik në Kosovë.