E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sivjet cmimet u rriten per 5.9

Enti i Statistikes se Kosoves ESK ka bere te ditur se indeksi i cmimeve te konsumit gjate muajit gusht ka shenuar rritje prej 5.9 per qind krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ngritje me te theksuar te cmimeve ka pasur ne produktet si buka dritherat perimet duhani dhe perdorimi i pajisjeve per transportin personal.

Ne nje konference per media te enjten shefi i Divizionit te Statistikave te Cmimeve ne ESK Ibish Asllani ka thene se indeksi i cmimeve per muajin gusht pati nje ndryshim krahasuar me muajin korrik per 3 per qind ndersa ngritje me te madhe te cmimit ka shenuar buka.

Ne periudhen 1-vjecare indeksi i cmimeve te konsumit do te thote gushti i vitit 2010 me gushtin e vitit 2009 pati nje ngritje te cmimeve prej 5.9 . Kryesisht ngritja e cmimeve ishte te buka dhe dritherave per 23.2 perimet per 11.9 duhani per 7.8 perdorimi i pajisjeve per transportin personal prej 9.2 ka thene Asllani transmeton KosovaPress.

Qumeshti djathi dhe vezet po ashtu paten ngritje per 1.9 sheqeri receli mjalti cokollata dhe embelsirat 2.9 duhani 1.8 druret e zjarrit per 4 dhe te gjitha keto grupe dhe nengrupe paten nje ndikim prej 0.4 ne ngritjen e teresishme te cmimeve te konsumit.

Ne kete periudhe pati edhe renie te cmimeve e cila eshte verejtur kryesisht te perimet per -3.5 dhe kjo nengrup pati nje ndikim prej -2 ne indeksin e cmimeve te teresishem.

Cmimet monitorohen ne 10 komuna aty ku popullata eshte me e dendur dhe vendburimet jane urbane dhe rurale. Keto cmime merren nga minimarketet supermarketet dhe tregjet e pemeve dhe perimeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›