E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX hetonedhe KFOR-in

PRISHTINE- Pese personat e arrestuar sot nga EULEX-i jane te dyshuar per kontrabande me karburante shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimeve ekonomike ne bashkepunim me pjesetare te KFOR-it.

Zedhenesi i KFOR-it Hans Dieter Eumleichert kabere te ditur se ne lidhje me arrestimet e sotme jane duke u hetuar edhe disa ushtare te KFOR-it.

Ushtaret qe po hetohen jane kthyer ne atdhe ne pritje te perfundimit te hetimeve ka saktesuar Eumleichert.
KFOR-i permes nje deklarate per shtyp ka mirepritur hetimet e EULEX-it ndersa ka theksuar se ne rast te deshmive te qarta keta kriminele duhet te vihen para drejtesise.

Gjate viteve te kaluara disa nga ushtaret e KFOR-it jane dyshuar te kene qene te perfshire ne kontrabande me karburante shmangie nga tatimi dhe keqperdorim te autorizimit ekonomik thuhet ne nje deklarate te leshuar nga zedhenesi i KFOR-it.

KFOR-i mirepret hetimet e hollesishme dhe ne rast te deshmive te qarta keta kriminele te vihen para drejtesise. Kjo i referohet te dyja paleve te dyshuarve nga Kosova e po ashtu te cilitdo komb tjete thekson deklarata.

Sot ne mengjes misioni i Bashkimit Evropian per Sundim te Ligjit EULEX ka realizuar disa bastisje ne gjithe Kosoven ku jane arrestuar pese te dyshuar ne lidhje me dyshime per krim te organizuar dhe kontrabande. Dy te dyshuar te tjere gjenden jashte vendit.
Jane bastisur kater kompani si dhe shtepi private te shtate te dyshuarve.

Ne kuader te ketyre bastisjeve prokurori i EULEX-it ne Gjykaten e Qarkut ne Prishtine ka autorizuar arrestimin dhe paraburgimin policor te pese te dyshuarve.

e.n/express/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›