S’ka marrëveshje me Realin

Nuk ka kurrfarë marrëveshjeje ndërmjet Real Madridit dhe Sami Khedira. Këtë e ka siguruar vetë futbollisti gjerman për magazinën Kicker.
“Nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me Realin e Madridit. Mund të them se ende nuk kam vendosur se çka të bëj”, u shpreh përfaqësuesi gjerman, i cili shkëlqeu në Botërorin 2010. Edhe ekipi i tij aktual, Stuttgart, e ka përgënjeshtruar zyrtarisht shitjen eventuale të yllit të vet. “Nuk kemi kontaktuar me Realin dhe nuk ka kurrfarë marrëveshjeje”. Khedira ka kontratë me Stuttgartin deri në vitin 2011.