E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, e ardhmja e Rosit te Yamaha në dyshim

Gjashtë javë pas aksidentit në provat për Cmimin e Madh të Italisë, Valentino Rossi, kthehet në pistë, për ti dhënë emocionet e duhura Botërorit të Moto GP. Provë spektakolare në të parën e Doktorit, që në fakt, në Sachenring është renditur i katërti, por i ka dhënë jetë duelit fantastik me Ducatin, e Casey Stoner. Pesarezi, në fakt, pas kalimesh e parakalimesh respektive me australianin, është dorëzuar në kthesën e fundit, duke i lënë Stoner podiumin.

Por zërat për largimin e tij në fund të sezonit nga Yamaha, duket se po e shqetësojnë shumë Doktorin – që shigjeton drejtuesit e skuderisë japoneze. “Si do të lejojë Yamaha të largohem? Nuk e di, pse ku do të shkoj? Mundësinë që kjo të ndodhë, duke qenë se nuk është e sigurtë, e shpjegoj me faktin se çdokush bën zgjedhjet e tij, pastaj në të ardhmen do të shohim se kush ka të drejtë. Nëse duhet një motiv, ndoshta sepse jam i vjetër – ka thënë me shaka 31-vjecari.

"Jam një motivim i madh për të gjithë, edhe për Stoner që sapo më pa, filloi të xhironte si i marrë, kështu që garën tjetër do të maskohem" ka vazhduar Rossi pa humbur sensin e tij të humorit. 9 herë kampioni i botës është kthyer dhe madje edhe me një këmbë, mund të jetë superior. Ky është mesazhi që Rossi ka dhënë në Cmimin e Madh të Gjermanisë. Edhe një herë të gjithë janë paralajmëruar...

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›