E Shtunë, 31 Tetor 2026

S`ka më “Oprah show”, emisioni i fundit më 25 maj

Data e saktë e përfundimit të emisionit të fundit, të njërit prej show-ve më të shikuar në tërë botën, më në fund është bërë e ditur. Ky episod i show-t të Oprah Winfrey-t do të përfundojë më 25 maj.

Në profilin e saj në “Twitter” adhuruesve të saj u tha se “i ka duart e mbushura me punë lidhur me realizimin sa më të mirë të emisionit të fundit”. Ekipit të saj “Harpo” ia lejoi planifikimin e këtij episodi. Show ka filluar të shfaqet në vitin 1986 dhe janë realizuar mbi pesëmijë emisione të tilla në 24 sezone.

Oprah tashmë ka filluar të punojë rreth emisionit të saj të ri “Oprah Winfrey Network”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›