Pedofili në gjykatë akuzohet për përdhunimin e 10 vjeçarit
Të tjera rreth shkrimit Rrëfimi i manjakut: Si abuzova me 10-vjeçarin /VD Shoqëria civile protestë për mbrojtjen e fëmijëve Gruaja e Pdofilit: Ardiani shoqërohej shpesh me Julianin “Harrohet” uniforma e Prenjasit, veshja nuk u sekuestrua si provë Familjarët: Na gjeni trupin e Julianit VD/Dëshmia: Pse njoftuam policinë VD/Ekskluzive, A1 Report në Sharrë VD/Familjarët/ Të zhgënjyer nga vonesa Maniaku vrasës ia hodhi me një gjobë, Berisha: Drejtësia 'OK' Prrenjasi: Si e vrava dhe zhduka trupin e Julianit Hetim gjyqtares Demiraj, në 2008 liroi Prrenjasin VIDEO ekskluzive/ Tregon skemën e krimit /VIDEO Profili i pedofilit vrasës
TIRANE - Ardian Prrenjasi mbërriti në Gjykatës e Tiranës rreth orës 10:30, ndërkohë që për ditën e sotme ende nuk kanë nisur kërkimet për gjetjen e trupit të Julian Çelës në vendgrumbullimin e Sharrës.
Pedofili serial i cili përgjatë së dielës pranoi edhe vrasjen e Julian Çelës, përveç përdhunimit të fqinjit të tij 10-vjeçar, pritet t'i komunikohet akuza vetëm për rrëmbimin e përdhunimin e fëmijës. Për shkak se trupi i Julian Çelës nuk është gjetur ende, prokuroria nuk ka prova për të dokumentuar veprën penale të vrasjes. Në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara për gjetjen e trupit të Julianit.
Prokuroria ngriti akuzën e rrëmbimit dhe marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me dhunë me të mitur. Mediat janë lejuar vetëm në pjesën e parë të seancës gjyqësore ndaj maniakut vrasës Ardian Prrenjasi, momentin kur i është komunikuar akuza.
SOT KERKIMET ME MJETE TE SPECIALIZUARA
Ndërkohë që sot në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë pritet të nisin kërkimet me mjete të specializuara. Në bazë të deklarimeve të Ardian Prrenjasit, kanë lokalizuar zonën ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 11-vjeçarit, dhe do të nisin kërkimet që në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. “Me ndihmën e mjeteve të specializuara do të ndërhyjmë në masivin e plehrave në Sharrë, pasi kemi lokalizuar fillimisht zonën ku dyshohet se është trupi. Pasi të realizojmë zhvendosjen e të gjithë atij masivi, më pas do të kalojmë në sitë gjithçka, derisa të arrijmë tek trupi”, theksuan burimet e grupit hetimor. Por, nuk janë dukur kaq optimistë familjarët e të miturit, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrë që nga momentet e para të nisjes së kërkimeve. Përgjatë ditës së djeshme ata janë shprehur të zhgënjyer duke kërkuar gjetjen sa më parë të trupit të vogëlushit.
PRRENJASI PROFILI I NJE PEDOFILI SERIAL
Edhe pse për të vërtetuar akuzën për vrasje, prokuroria nuk ka prova shkencore dhe nuk ka gjetur ende trupin e Julian Çelës, burime konfidenciale nga grupi hetimor bëjnë me dije se Ardian Prrenjasi është autori i dyshuar i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, ata kanë mundur të ndërtojnë profilin kriminal të 44-vjeçarit.
Nisur nga ky profil, nga mënyra se si Prenjasi ka realizuar skemën e mashtrimit të të miturve, si i ka futur në banesë, dhe se si ka finalizuar objektivin e tij, nuk ka vend për dyshime se ai mund të ketë pasur bashkëpunëtorë. Jozyrtarisht, pas ngjarjes, u tha se një ndër pistat ku po hetohej ishte edhe ajo e një rrjeti trafiku apo rrjeti të gjerë pedofilie.
Por profili i Prrenjasit, sipas grupit hetimor, nuk linte asnjë dyshim: ai ka vepruar i vetëm dhe ka sjellje kriminale tipike të një pedofili serial. Një tjetër detaj evidentohet nga burimet. Prrenjasi i përdhunonte fillimisht fëmijët, e më pas i vriste që të mos kallëzohej prej tyre, në rast se i linte të lirë.
Frika nga opinioni apo burgimi e bënte atë të dhunshëm. Por të dyja rastet i dolën nga parashikimi. Sipas tij, Julian Çelën nuk arriti t’a përdhunonte pasi ishte shumë i lëvizshëm, dhe e mbyti menjëherë pasi e futi në banesë. Ndërsa në rastin e dytë, atë të 10-vjeçarit, kreu përdhunimin, por fati i mirë shpëtoi të miturin, pas ndërhyrjes në kohë të kolegëve të Prrenjasit dhe më pas policisë.
Redaksi Online
(bm/sg/shqiptarja.com)