Skadon afati i moratoriumit per ndalimin e ndertimeve ne Bregun Perendimor
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netaniahu i beri thirrje Presidentit palestinez Mahmud Abaz te vazhdoje bisedimet e paqes nderkohe qe ka skaduar afati i moratoriumit per ndalimin e ndertimeve te vendbanimeve hebraike ne Bregun Perendimor.
Udheheqesi izraelit beri nje deklarate sot heret ne mengjes sipas ores lokale pak pas perfundimit te afatit te moratoriumit. Ai i beri thirrje presidentit palestinez Abaz te vazhdoje dialogun per arritjen e nje marreveshjeje historike brenda nje viti. Ai tha se Izraeli eshte i predispozuar te vazhdoje kontaket gjate diteve te ardhshme.
Agjencia franceze e lajmeve citon nje zedhenes te Presidentit Abaz te kete thene se udheheqesi palestinez i ka bere thirrje Izraelit te vazhdoje moratoriumin. Zedhenesi Nabil Abu Rudeina tha se kjo eshte menyra e vetme per suksesin e bisedimeve te paqes.
Ai i beri keto komente nga Parisi ku zoti Abaz u takua me anetare te komunitetit hebraik te Frances dje.
Palestinezet kane kercenuar se do ti braktisin negociatat neqoftese rifillojne ndertimet. Autoriteti palestinez ka kerkuar mbajtjen e nje takimi me ministrat e jashtem te Lidhjes Arabe per te vendosur per hapin e ardhshem nese ndertimet rifillojne.