Skadon afati i shqyrtimit të 3 dekreteve

Përfundon sot afati i lënë nga rregullorja e kuvendit për shqyrtimin e tre dekreteve të presidentit për vendet e mbetura bosh, në Gjykatën e Lartë. Më 25 maj, kreu i shtetit, dekretoi emërimin e Medi Bicit, Vexhi Muçmatajt dhe Sokol çomos si anëtarë të Gjykatës së Lartë, por sot përfundon afati ligjor që këto dekrete të shqyrtoheshin në kuvend, ndonëse ky kufizim nuk cënon statusin juridik të dekreteve.