"Gërdeci"/ Shtyhet seanca, mungonin avoktatët

Shtyhet seanca gjyqësore për çështjen "Gërdeci". Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Seanca e radhës do të zhvillohet në 28 qershor.
Në 15 mars 2008 si pasojë e shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec , u vranë 26 persona dhe dhjetra të tjerë mbetën të gjymtuar.
Mes 29 të pandehurve për këtë gjyq , nën pranga janë 4 persona, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, administratori i fabrikës Mihal Delijorgji, si dhe specialisti i ndërmarrjes shtetërore MEICO, Sokol Ngjeçi.