E Diel, 1 Nëntor 2026

Skadon afati per te kerkuar autorizim nga Kongresi per operacionet ne Libi

Administrata Obama vazhdon ti dale ne mbrojtje ligjshmerise se angazhimit ushtarak amerikan ne Libi nderkohe qe skadoi afati prej 90 ditesh per te marre miratimin e Kongresit per operacionet.

Dje u mbushen 90 dite qe kur Presidenti Barak Obama njoftoi Kongresin per perdorimin e forces ushtarake amerikane mbi qiejt e Libise. Nderkohe Nato vazhdon operacionet per te mbrojtur civilet dhe me shpresen se Moamar Gadafi do te detyrohet te largohet nga pushteti.

Sipas nje ligji te vitit 1973 presidentet amerikane kane 60 dite per te marre autorizim nga Kongresi per angazhime madhore ushtarake jashte vendit dhe 30 dite shtese per tu terhequr nese nuk jepet autorizimi dhe nuk miratohet nje zgjatje e afatit maksimal.

Kongresi as nuk ka miratuar veprimet ne Libi as nuk i ka dhene Presidentit Obama kohe shtese per te permbushur kushtet e ligjit. Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts u pyet mbi kete problem nga emisioni Fox News

Besoj se Presidenti Obama ka permbushur kushtet e ligjit ne nje menyre te ngjashme me ate te te gjithe pararendesve te tij. Nuk mendoj se ai po ben dicka te re.

Administrata argumenton se po luan nje rol mbeshtetes per operacionet e NATO-s dhe nuk ka derguar trupa tokesore prandaj nuk eshte e nevojshme te kerkoje miratimin e Kongresit. Por kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve republikani Xhon Bejner e sfidoi kete argument

Ne bejme pjese ne perpjekjet qe po hedhin bomba mbi kompleksin e Gadafit. Nuk me duket si logjike e shendoshe te themi se nuk jemi angazhuar ne konflikt.

Disa nga aleatet demokrate te presidentit ne Kongres u jane bashkuar perpjekjeve per te ndalur fushaten ne Libi. Ligjvenesi demokrat Denis Kusinic eshte nje nder 10 ligjvenesit qe paraqiten nje akt-padi federale pak dite me pare

Kushtetuta e Shteteve te Bashkuara e ben te qarte se asnje president nuk mund ta fuse vendin ne lufte ne koke te vet pa leje nga Kongresi. As Nato as OKB nuk marrin epersi para Kushtetutes amerikane.

Por ka edhe anetare te tjere te Kongresit te cilet nuk e mbeshtesin kete ligj duke thene se kufizon rolin e presidentit si komandant i pergjithshem i forcave te armatosura. Senatori republikan Lindsi Greham thote se ligji eshte nje dokument pa vlere megjithate ai fajeson Presidentin se nuk ka shpjeguar si duhet para Kongresit dhe popullit amerikan perse Libia ishte vendi i duhur per te nderhyre

Presidenti ka bere pune te dobet ne komunikimin e nevojes per angazhim ne Libi. Nese deshtojme kunder Gadafit Nato perfundon me aq. Egjipti do te kthehet prapa dhe Gadafi nese mbijeton do ta fuse te gjithe rajonin ne kaos.

Shtetet e Bashkuara kane perdorur force ushtarake permes avioneve te telekomanduar edhe mbi Pakistan dhe Jemen.

Muajin e kaluar Senatori demokrat Xhon Keri dhe Senatori republikan Xhon Mekein paraqiten nje resolute dypartiake ku shprehej mbeshtetje nga Kongresi per veprimet ushtarake ne Libi. Ky propozim nuk eshte hedhur ende ne vote por administrata Obama ka thene se e pershendet nje rezolute te tille.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›