Stivi Niks me albumin e saj te ri In your dreams

Shume adhurues dhe kritike te artit po e quajne albumin e ri te Stivi Niksit si me te mirin e karrieres se saj si soliste. Albumi In your dreams vjen mbas nje periudhe 10 vjecare per kengetaren e cila ka bashkepunime me emra shume te njohur gjate aktivitetit te saj muzikor.
Titulli i albumit In your dreams i Stivi Niks eshte shkeputur nga nje prej 7 kengeve te albumit qe vete kengetarja i shkroi me Dave Stewart te Eurythmics i cili eshte bashkepunetor ne krijimin e ketij albumi. Albumi u regjistrua ne shtepine e Stiviet ne Kaliforni. Kengetarja thote se ky album eshte me i arrituri i karrieres se saj.
Annabel Lee eshte nje pershtatje e nje poeme e Edgar Allan Poe te vitit 1849. Kenget e tjera te albumin In your dreams u frymezuan nga ngjarje personale ne jeten e Steve. Dy prej poemave te perdorura ne kenget e saj jane te viteve 1970.
Ne vitin 2004 Stevi Niks nisi te vizitoje ushtaret te plagosur ne lufte te cilet kuroheshin ne Uashington dhe Bethesat. Ne albumin e saj te ri perfshihet kenga Soldiers angel e cila ka nje kuptim te madh per te dhe per ata qe ajo vizitoi ne spital.
Stivi Niks se fundmi ka realizuar nje turne me kengetarin legjendar te muzikes rok Rod Stjuart. Ajo thote se planet e saj per te ardhmen perfshijne nje album te ri si dhe nje turne qe mund te realizohet ne vitin 2012.