E Hënë, 2 Nëntor 2026

Skadon ultimatum i ISIS, pritet ekzekutimi i pilotit jordanez i marrë peng

Ka skaduar tashmë ultimatumi i dhënë nga forcat e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit të njohura si ISIS, ku kërkonte lirimin e irakianes së burgosur në Jordani, Sajida Al-Rashawi. Përmes një video-mesazhi të publikuar ku flet gazetari japonez i marrë peng Kenji Goto Jogo, ISIS kërkonte lirimin e Sajidës në shkëmbim me gazetarin japonez dhe me jetën pilotit jordanez të marrë peng dhjetorin e shkuar, Muath al-Kasaesbeh.

Nëse Sajida al-Rashaëi nuk do të lirohej atëhere ISIS-i kërcënoi se do të ekzekutonte pilotin jordanez. Më parë “Neë York Times” publikoi lajmin për nisjen e negociatave për kryerjen e këtij shkëmbi midis irakenes së burgosur dhe pengut japonezit, pavarësisht se ky lajm u mohua nga autoritetet jordaneze. Sipas mediave ndërkombëtare, negociatat kanë dështuar sepse Jordania kërkoi më tepër fakte që piloti është ende gjallë.

Terroristja Sajida ndodhet në burgun jordanez të Ammanit që prej vitit 2005. Ajo shkaktoi një sulm ku u vranë 60 persona. Ndërsa piloti jordanez Muath al-Kasaesbeh, ra në dorën e ISIS-it, në 24 dhjetorin e 2014 pasi avioni i forcave aleate kundër ISIS, që jordanezi drejtonte u rrëzua.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›