E Diel, 1 Nëntor 2026

Skalon një ditë pa viktimë, qëllohet për vdekje me thikë një person në Tiranë

vrasjeNuk kalon një ditë pa viktima në Shqipëri.

Në mbrëmje një person është qëlluar me thikë duke gjetur vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Paskuqan të Tiranës.

Viktima është Artur Gjiza dhe autori i krimit është Besim Ndreu.

Policia thotë se shkak për këtë ngjarje ka qenë një grindje banale. Viktima dhe autori ishin komshinj. Dyshohet se një borxh mes tyre ka sjellë edhe një grindje që ka përfunduar në ngjarjen e rëndë.

Policia ka arrestuar autorin e krimit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›