E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Paskuqan, për një borxh 20 mijë lekë. Burri e qëlloi me thikë, gruaja me sëpatë në kokë

policia-sirenaaaVrasja e mbrëmshme në Paskuqan të Tiranës ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 20 mijë lekësh.

Viktima e këtij krimi është 47 vjeçari Artur Gjiza, kurse autorë të krimit janë bashkëshortët Besim dhe Ylle Ndreu.

Autorët dhe viktima njiheshin, pasi ishin jo vetëm komshinj, por edhe vinin nga e njëjta zonë, nga Dibra.

Pak muaj më parë, Artur Gjiza u kishte marrë atyre 20 mijë lekë të reja borxh.

Por Gjiza nuk ka mundur të kthejë borxhin në kohë dhe kjo ka shkaktuar debat mes tij dhe Besim Ndreut.

Pasi kanë debatuar për 30 minuta, Ndreu ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në bark dhe më pas në gjoks.

Pasi viktima është shembur përtokë, aty është afruar edhe Ylle Ndreu, bashkëshortja e Besimit, që i ka dhënë goditjen e fundit me sëpatë në kokë./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›