Skandal në Holandë, prej tre vitesh jetonte i lidhur në mur

Një 18-vjeçar me aftësi të kufizuara jetonte prej tre vitesh i lidhur në mur në qytetin Ermelo në Holandë. Pasi është regjistruar, ngjarja është shfaqur diten e marte në dy televizione holandeze në programin EO duke shokuar mbarë Holandën.
Në mënyrë që të mos shkaktonte dëme në zonë dhe vetes së tij, Petra van Ingen mori zinxhirë dhe e lidhi të birin. Gjatë tre viteve të fundit 18-vjeçari nuk ka dalë asnjëherë jashtë shtëpisë.
“Nuk mund të jetohet kështu, thotë e ëma e të riut duke theksuar se sa herë e shikonte të birin në atë gjendje derdhte lot.Tashmë të gjithë duhet ta shikonin këtë ngjarje çnjerëzore. Unë e kam bërë këtë”.