Komisioni hetimor, Kuvendi rrëzon projektvendimin e PS-së
Kuvendi rrëzoi me shumicë votash projektvendimin e Partisë Socialiste për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Në seancën parlamentare e cila zgjati deri në mesnatë deputetët rrëzuan me 69 vota kundër, 56 vota pro dhe një abstenim projektvendimin e PS-së për ngritjen e komisionit hetimor.
Seanca e Kuvendit u shoqërua me debate dhe shkëmbim debatesh dhe akuzash mes kryeministrit Berisha dhe deputetëve të opozitës.
Gjithashtu në seancën plenare të së hënës u miratua me 70 vota pro dhe 9 kundër rezoluta alternative e Partisë Demokratike për progres raportin e Bashkimin Europian.