E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandal në varrezat e Tiranës, nuk ka më vend për varre

Skandal me varrezat publike në kryeqytet. Varrimet në Sharrë janë mbyllur që në shtator ndrëkohë dhe Tufina ka hapësira të kufizuara.
Varrimet në Sharrë nuk mund të kryhen më për shkak të mungesës së hapësirave dhe shtëpive të ndërtuar në hapësirën për rreth.

Drejtori i shërbimeve funderale në bashkinë e Tiranës Pal Doçaj thotë se zgjidhjet nga bashkia janë të gatshme. Duhet të bëhet shpronësimi i një toke publike në periferi të Tiranës për ta shfrytëzuar hapësirën për varreza.
 

Doçaj shpjegon se situata është alarmante dhe duhet patjetër një zgjidhje emergjente sepse edhe Tufina kërcënon me mbyllje brenda pak mujave.
 

Doçaj thotë që ndërhyrja e qeverisë duhet të bëhet sa më parë. Ndërkohë që variantet mbeten varrezat murale ose një hapësire e re në prona publike larg hapësirave të banuara.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›