E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali AKSHI-t/ Paraqitet sot ne GJKKO Mirlinda Karçanaj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në GJKKO, në kuadër të masës së sigurisë. Karçanaj, e cila tashmë ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, është parë të hyjë e vetme në dyert e institucionit të akuzës.

Më parë, ajo ka qenë nën masën e “arrestit në shtëpi”, por Gjykata e Lartë vendosi t’ia lehtësojë masën e sigurisë, duke e lënë të lirë me detyrim për t’u paraqitur rregullisht pranë organit hetues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›