Ndryshime në strukturat vendore? Ervin Demo takim me Skënder Hita në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo ka zhvilluar sot një takim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Siç shihet nga pamjet, Demo ka qenë në shoqërinë e kryepolicit Skënder Hita, në takim me strukturat e Policisë së Shkodrës. Takimet zhvillohen në një moment kur situata kriminale në qark, veçanërisht problematikat që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, është në vëmendjen e institucioneve.
Në vijim, ministri Demo pritet të zhvillojë një takim edhe me kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, ku do të diskutohen çështje që lidhen me rendin dhe sigurinë në qytet e qark.