E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Beckham hedh ne gjyq revisten amerikane

Shqetesimet per David Beckham vazhdojne edhe jashte fushes se lojes. Mesfushori anglez i Los Angelos Galaxy ka hedhur ne gjyq botuesit e nje reviste amerikane per publikimin e nje serie lajmesh rreth jetes se tij seksuale. Revista amerikane In Touch Weekly ka publikuar historine e nje ish-prostitute Irma Nici qe ka bere te ditur se Beckham ka kerkuar sherbimet e saj ne vitin 2007.

Beckham ka mohuar cdo lloj perfshirje ne kete histori ne nje komunikate per shtyp. Legalet e britanikut kane hedhur tashme ne gjyq kompanine botuese te revistes Bauer Publishing per lajme false mbi jeten private te Beckham. E nderkohe duke patur nje pervoje te hidhur ne keto publikime ne media qe kane trazuar jo pak jeten private te futbollistit Beckham ka ndermend te krijoje nje rrjet avokatesh edhe ne vende te tjera perfshire Gjermanine ku kompania binjake e Bauer Bauer Media Group eshte lokalizuar.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›