E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali LaCivita, Trump: S’punon për mua!

SHBA- Në një përgjigje që shkaktoi tronditje jo vetëm në skenën politike amerikane, por edhe në atë shqiptare, Presidenti Amerikan Donald Trump ka sqaruar se Chris LaCivita, njeriu që Berisha zgjodhi si kre të fushatës politike të tij, nuk punon për të.

Skandali i cili ka tronditur politikën amerikane vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, tregon se Chris LaCivita dhe James Blair kishin udhëtuar drejt Republikës Srpska të Bosnje-Hercegovinës javën e shkuar dhe ishin paguar si këshilltarë fushate nga qeveria pro-ruse e këtij entiteti.

Teksa situata e Republikës Srpska duket se është ka nisur të zbardhet, ajo e punës që LaCivita ka bërë për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike “Jo” dhe për këtë doktori duhet të jetë gati për t’u përballur me një skandal të madh. Përballë kësaj Situate, Presidenti Amerikan Donald Trump paralajmëroi pushim e dy konsulentëve të tij të jashtëm.

“Chris LaCivita dhe James Blair janë konsulentë të jashtëm. Ata nuk punojnë për mua, përveçse si konsulentë të jashtëm. Ka shumë të ngjarë që ata të kenë klientë të shumtë, por për këtë, do t’u duhet t’i pyesni ata. Nuk kam asnjë ide se për kë tjetër punojnë, por, pasi të reflektoj, do t’i pyes ata dhe nëse ka një konflikt, do t’i pushoj menjëherë”, shkroi Trump.

Zhvillimi i rëndësishëm në skenën politike amerikane që lidh konsulentë e jashtëm të Trump me politikanë të mbështetur nga Rusia në Republikën Srpska të Bosnje-Hercegovinës vjen vetëm një muaj përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, me sondazhet që parashikojnë një humbje për Republikanët e Trump.

Sikur të mos mjaftonte goditja nga Chris LaCivita dhe Blair, dy konsulentët e tij të jashtëm, një goditje për Trump erdhi edhe nga deklarata publike e Milorad Dodik këtë fundjavë, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet.

“Dua të falënderoj të gjithë miqtë tanë që na ndihmuan. Guxoj të them sot, këtu, se po mos të ishte për fitoren e magjishme të Donald Trump, i cili largoi Joe Biden dhe sistemin e tij politik nga pushteti, ne do të kishim qenë kufoma politike. Falë këtij ambienti të ri politik në SHBA, ne jemi fitues të zgjedhjeve. Dua të falënderoj gjithashtu Presidentin Putin, i cili na priti, na dëgjoi dhe na uroi sukses në këto zgjedhje”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara hoqën përcaktimin “non grata” për Milorad Dodik me kushtin që ai të largohej nga politika, por ish Lideri i Republikës Srpska duket se ka zgjedhur të sfidojë Amerikën dhe Donald Trump, duke i sjellë presidentit amerikan dhe partisë së tij Republikane kosto politike.

Është e qartë tashmë se LaCivita ekspertizën e tij e ka trajtimin e çështjeve të personave të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është edhe vetë ish lideri i Republikës Srpska Milorad Dodik, për partinë e të cilit LaCivita është angazhuar si këshilltar Politik.

Por kur bëhet fjalë për doktorin, ky i fundit duket më i humburi në relatat e tij me LaCivita, duke mos marrë as fitore në zgjedhje dhe as heqjen e “non gratës” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›