Skandali, Lefterie Lleshi shpërdoron 2 milion euro
Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështoi në numërimin elektronik duke çuar miliona lekë dëm, tashmë ka dështuar edhe kontrolli elektronik të kartave të identitetit. Madje kontrolli elektronik i kartave parashikuar edhe në Kodin Zgjedhor. Tashmë fajtore për të gjitha këto dështime është kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi. Kjo e fundit duke treguar paaftësi në detyrë ka shpërdoruar dy milion euro. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim ky është një skandal, për të cilin duhet të përgjigjet dikush. Për turpin e këtyre zgjedhjeve, dje në mënyrë haptazi të paligjshme, KQZ e urdhëruar drejtpërdrejt nga Kryeministria refuzoi përdorimin e pajisjeve elektronike për verifikimin e kartës së identitetit. Kodi Zgjedhor e përcakton qartë se: në Tiranë do të përdoret lexuesi elektronik i kartës së identitetit dhe pasaportës biometrike, deklaroi dje Ylli Manjani i LSI. Ai ka theksuar se KQZ del mbi Kodin dhe vendos të kundërtën. Skandali është që kompania pranon se pajisjet janë funksionale dhe të gatshme për të funksionuar. Këto pajisje nuk lejojnë përdorimin e kartës së identitetit false apo më shumë se një herë për votim. Duke shtuar më tej akuzën e tij, Ylli tha se janë paguar edhe paratë për këtë shërbim, dhe shërbimi refuzohet të merre. Nuk i dhimbset këtij pushteti, Lefterijes jo e jo, 2.000.000 euro. Nuk i dhimbsen sepse Berisha po shpërndan shumë më shumë një zyrat e asistencës sociale këto ditë. Për çdo njeri, që merr asistencë po jepet 5000 lekë dhuratë për zgjedhje. Por, kjo është një çështje që meriton të hetohet mirë dhe do të hetohet deri sa të ndëshkohet. Nënkryetari i LSI, e cilësoi KQZ-në se është bërë tashmë pjesë qartë e pushtetit që do të blejë e vjedhë vota.
PS gati padinë penale për Lleshin
Partia Socialiste po përgatit padinë penale ndaj kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi dhe administratës zgjedhore me akuzën për dështim të orkestruar të projektit teknologjik, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjonçaj, tha dje se KQZ është autoriteti përgjegjës për dështimin e kontratës me kompaninë spanjolle, duke e prishur atë me urdhër politik. Ai tha se për këtë situatë Partia Socialiste do të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësve para ligjit.