E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: I qëndroj asaj që kam shkruar në Kurban për Metën

Tek ai portret që i kam bërë Metës ka vërtetësi dhe miqësi. Debati për foton me Obamën, tentativë për të përbaltur opozitën

ramaTeksa prezantoi versionin në turqisht të librit Kurban, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për disa nga çështjet kryesore të aktualitetit politik. Kështu, Rama i cilësoi si përpjekje për të hedhur baltë mbi opozitën deklaratat e bëra rreth fotografisë së tij me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
Reagimi
Këto janë paratë e shqiptarëve që shpenzohen për të kundërtën e arsyes që përse është firmosur kontrata e qeverisë me agjencitë e lobimit. Është një strategji shumë e ndryrë për të përbaltur opozitën. Të takohesh me Presidentin e Amerikës, nuk është si të takohesh më këdo qoftë dhe nuk është si kryeministri, i cili takon Nastradinin. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, ai i vërteti, jo i përrallave, tha Rama.
Marrëdhënia me Metën
Duke u ndalur tek libri, Rama tha se vijon të mbajë të njëjtin qëndrim për ato që ka shkruar në librin e tij për kreun e LSI-së, Ilir Meta. I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera, dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë, gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë, kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim i qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas, u shpreh Edi Rama. Duke komentuar deklaratat e Vangjel Tavos për ndarje të pushtetit mes PS-së dhe LSI-së në raportin 60 me 40 Rama tha se do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. Sdo ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë. I pyetur nga gazetarët nëse do të shkruaj ndonjë libër tjetër në të ardhmen, kreu i PS-së e la të hapur këtë mundësi.

Malaj: Mandati im për rotacion politik
Kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës, Arben Malaj zhvilloi një takim me mbështetës të tij në Sarandë. Gjatë fjalës së tij, Malaj tha se vendi ka nevojë për rotacion politik ndërsa shtoi se ai do të votojë kundër një qeverie të krijuar me shokë dhe miq. Duhet të ofrojnë zgjidhje të problemeve të shumta që ka vendi ynë, pasi kemi nevojë të ndalim krizën që po vjen gjithnjë e më tepër duke u thelluar dhe që është risk i madh mbi të ardhmen e çdo shqiptari. Kur them që këto zgjedhje duhet të prodhojnë zgjidhje do të thotë që të kemi një rotacion dhe se kemi nevojë që qeveria e re të krijohet sa më pare. Mandati im si deputet i pavarur me votën tuaj do të përdoret pro rotacionit politik, pro krijimit të qeverisë sa më kredibël, pro reformave ekonomike për të ndalur krizën ekonomike, pro integrimit evropian dhe kundër qeverisë së shokëve dhe të miqve, u shpreh Malaj.

Tahiri: E gjithë administrata në fushatë për PD
Partia Socialiste nëpërmjet deputetit Saimir Tahiri akuzoi qeverinë se po përdor punonjësit e administratës për fushatë. Sipas Tahirit e gjithë administrata është vënë nën funksion të Partisë Demokratike, duke kërcënuar njerëzit si dhe duke mbledhur kartat e identitetit. Administrata Publike është kthyer në seksion partie, ca nga detyrimi për ti kthyer mbrapsht shpërblimin politik partisë që i punësoi padrejtësisht, ca nga detyrimi për të mbuluar me punë partie zullumet e korrupsionit që kanë bërë gjatë këtyre viteve dhe ca të tjerë të detyruar nga kërcënimi me rrogën e bukën e gojës. Edhe Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës, janë kthyer në reparte militantësh, me shefa komisariatesh, oficerë, agjent dhe inspektorë që bëjnë nga mitingashët deri të informatorët apo dhe agjitatorët e partisë në pushtet, ndërsa ca drejtues të policisë së shtetit, akoma më keq, janë kthyer në kamzhik për mbështetësit e PS apo hajdut ordiner që kërcënojnë njerëz për të mbledhur kartat e identitetit, tha Tahiri.

Rama në Kavajë: Sekretari i PPSH është bashkuar me punistin Islami
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dje në mitingun përmbyllës të Kavajës, se në Partinë Demokratike është bashkuar e shkuara me të shkuarën. Sot shikojeni të dashur, Sekretari i Partisë së Punës, Sali Brisha, është bashkuar me Kastriot Islamin, ndërsa unë jam bashkuar me djalin tuaj, një nga dhjetoristët, Parid Carën. Gjërat kanë shkuar në vendin e tyre, ata të së shkuarës janë bashkë dhe ne të së ardhmes jemi bashkë. Saliu vjen me Kaçin këtu në Kavajë dhe ju thotë hajde të shkojmë përpara, përpara me Saliun dhe Kaçin është ti biesh nga mbrapa dhe mos ta gjesh me kurrë rrugën, ndërkohë unë kam ardhur me Paridin se së bashku është ora që ti japim Shqipërisë mundësinë të rilindë, tha Rama. Sheshi i tejmbushur ka entuziazmuar kryetarin e PS. Përshëndetje të gjithëve dhe mirënjohje e thellë në radhë të parë për çunat e Kavajës që na bënë një pritje madhështore që tek shkëmbi i Kavajës. Dhe pastaj të gjitha vajzat dhe gratë këtu në këtë shesh, në sheshin e qyteti të çliruar më 8 maj të dy viteve më parë, nga pushtimi i çetës së vogël të rrënimit të Kavajës, që 20 vjet me radhë e mbajti Kavajën ne kthetrat e korrupsionit dhe të harresës, u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›