E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali bankar, dënohen me vdekje 4 persona

Gazeta Shqip

Iran 

Konsiderohej si mashtrimi më i madh financiar në historinë e republikës islamike

Një gjykatë në Teheran ka dënuar me vdekje katër persona në lidhje me skandalin më të madh bankar në Iran, ka bërë të ditur  agjencia shtetërore e lajmeve IRNA. Sipas asaj që ajo raporton,   verdikti u mor pas një procesi gjyqësor kundër 39 të dyshuarve që filloi në muajin shkurt. Dy anëtarë të tjerë të rrjetit u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa 33 persona që luajtën një rol më të vogël në krim u ndëshkuan me 25 vjet heqje lirie. “Sipas vendimit, katër njerëz janë dënuar me vdekje”, tha kryeprokurori Golam Hosein Mohseni Eje. Identiteti i të dyshuarve nuk u bë i ditur. Skandali i bankës Saderat, një nga institutet kryesore të kreditit me kapital pjesërisht publik, ishte shfaqur në shtator të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, shuma e parave të keqpërdorura vlerësohej të jetë 2.6 miliardë dollarë falë një sistemi falsifikimi të kartave të kreditit dhe dokumenteve të ndryshme. Një vit më parë Presidenti, Mahmoud Ahmadinejad hodhi  poshtë akuzat se qeveria e tij ishte e përfshirë në skemë, për të pasuruar arkat e saj në dëm të investitorëve privatë. Irani është një nga ato vende në botë që e aplikon së tepërmi dënimin me vdekje, duke u bërë shkak i kritikave në qendër të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 

 

Mashtrimi

Sipas hetimeve, shuma e parave të keqpërdorura vlerësohej të jetë 2.6 miliardë dollarë, falë një sistemi falsifikimi të kartave të kreditit dhe dokumenteve të ndryshme

Skandali bankar, dënohen me vdekje 4 persona burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›