E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali grek, studentët e Shkodrës në protestë

Shkodër, 29 mars, NOA Skandali i videos së ushtarëve grekë, të cilët marshuan në një paradë duke kënduar vargjet Shqiptarët derra/ do tu derdhim gjakun, ka nxjerrë mëngjesin e sotëm në shesh studentët e universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës.

Me pllakatat në dorë ku shkruhet Shqipëri etnike, ata gjenden aktualisht para mjediseve të universitetit të tyre dhe janë duke protestuar në shenjë reagimi ndaj skandalit të lartpërmendur.

Ky i fundit vuri në lëvizje që pas publikimit në mënyrë ekskluzive prej agjencisë së Lajmeve NOA, autoritete të larta vendase por edhe greke, të cilët e kundërshtuan atë.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›