Skandali, humbasin në Rumani 200 mostrat shqiptare të gripit të derrit
Autoritetet shëndetësore fajësojnë firmën që do të bënte transportin ajror. Firma që mori përsipër të bënte dërgimin e mostrave i ka mbaruar licenca
Jonida Tashi
Mbeten në mes të rrugës 200 mostra shqiptare të dyshuara për gripin e derrit që janë dërguar për analizim në Rumani.
Megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga koha kur këto mostra janë nisur nga autoritetet tona shëndetësore për në laboratorin e Bukureshtit, përgjigjet nuk kanë mbërritur ende në duart e infeksionistëve shqiptarë. Lidhur me këtë problem, burime nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) dhe Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se shkak i vonesës është bërë skadimi i licencës së firmës që ka marrë përsipër transportimin ajror të mostrave.
Mostrat
Mostrat e dyshuara për grip derri në vendin tonë nuk janë dërguar asnjëherë për analizë në laboratorin e Bukureshtit, për shkak të një ngërçi me firmën kontraktore. Kjo është deklarata që japin dy prej institucioneve kryesore për mbikëqyrjen e virusit A/H1N1 në vend, që janë ISHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë. Për herë të parë, këto dy institucione bëjnë të ditur publikisht se kompania e cila kishte marrë të drejtën e dërgimit të rasteve të dyshuara me A/H1N1 nëpërmjet linjës ajrore në laboratorin e Bukureshtit aktualisht nuk ka licencë. Sipas të njëjtave burime, firma prej disa javësh nuk e ushtron më këtë aktivitet dhe mostrat nuk dihet se ku kanë mbetur.
Situata
Por me gjithë fatin e keq të 200 mostrave që kanë humbur pa adresë, deri tani nuk dihet ende se sa do të zgjas kjo situatë tepër problematike për vendin tonë. Zyrtarisht nga ISHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë nuk bëhet e ditur se për sa kohë do të vijojë kjo situatë dhe se si do të zgjidhet, pasi ndërsa 200 rastet e dyshuara presin prej ditësh konfirmimin e laboratorit të Bukureshtit, të tjera i shtohen dita ditës listës së të dyshuarve me gripin e derrit. Ndërkohë, një tjetër problem i shërbimit epidemiologjik në vend vazhdon të mbetet ngritja e një laboratori epidemiologjik. Për këtë arsye, vetëm para pak ditësh, mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero deklaroi publikisht se përgjigjet e analizave nga Bukureshti kanë vetëm vlera statistikore, për sa kohë shëndetësia shqiptare nuk ka një laborator të vetin. Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 32 raste me virusin A/H1N1, ndërkohë që sipas mjekëve, numri i personave të prekur mund të jetë edhe më i lartë, pasi mund të ketë dhe raste të tjera që nuk janë evidentuar nga bluzat e bardha, të cilat kanë qenë të lehta dhe janë trajtuar në shtëpi.
28 Shtator 2009