Skandali i Edi Ramës, formulari i adresave është antikushtetues
Shtohen zerat per antikushtetutshmerine e adresarit te shperndare nga bashkia e kryeqytetit per t’u plotesuar nga ana e qytetareve te Tiranes. Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale e cileson antikushtetues formularin e shperndare nga Bashkia e Tiranes per sistemin e adresave ku i kerkohet qytetareve te Tiranes te plotesojne te dhenat e tyre personale. Ky shqetesim u be publik nje jave me pare, nga Ministria e Brendshme, e cila menjehere pas publikimit te tij nga kryebashkiaku Rama i eshte drejtuar me nje shkrese komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave. Sipas zedhenesit te Ministrise se Brendshme ne argumentin e tij ligjor, komisioneri sqaron se adresari anashkalon jo vetem kuadrin ligjor vendas por dhe ate evropian. “Ne pergjigje te kerkeses se Ministrise se Brendshme, Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale nenvizon se jane anashkaluar kerkesat e ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale, kerkesat e nenit 35 te Kushtetutes, si dhe te nenit 5 te Direktives 95/46 te KE dhe Parlamentit Evropian, ne te cilin shprehimisht thuhet se te dhenat personale ‘duhet te jene te favorshme, koherente ne lidhje me temen dhe jo te tejkalojne qellimin per te cilin grumbullohen dhe u nenshtrohen perpunimit’. Ministria e Brendshme u ben thirrje qytetareve te Bashkise se Tiranes te mbrojne te drejten per privatesine e te dhenave te tyre personale, te jene te kujdesshem dhe te mos plotesojne te dhenat qe u kerkon Rama ne tejkalim dhe anashkalim te ligjit, mbi numrin e telefonit fiks dhe celular, siperfaqes se prones, te qenurit emigrant ose jo, punesimit e arsimimit, profesionit dhe vendit nga vijne”, ka qene deklarata e zedhenesit te Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja, dje para medieve. Bazuar mbi kete qendrim te Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale dhe duke ritheksuar shqetesimin per thyerjen e konfidencialitetit te qytetareve e pengimin e implementimit te sistemit te adresave, Ministria e Brendshme nepermjet zedhenesit te saj, i ka kerkuar kryebashkiakut Rama qe te terheqe sa me pare formularin, qe sipas saj eshte shperndare ne kundershtim me ligjin. “Ministria e Brendshme i kerkon Edi Rames qe ne menyre urgjente te terheqe formularin e shpallur publikisht prej tij dhe shperndare ne kundershtim me ligjin”, ka leshuar thirrjen zedhenesi i Ministrise se Brendshme. Ky qendrim i Ministrise se Brendshme vjen pak dite pas deklarates se bere nga ky dikaster nepermjet numrit dy te saj Ferdinand Poni, i cili akuzoi Kryetarin e bashkise, Rama, se ka perdorur nje tjeter formular, ndryshe nga ai i parashikuar ne procesin e monitoruar nga OSBE-ja, duke i kerkuar qytetareve te dhena personale ne kundershti flagrante me ligjin.