Eurot false, pergjimet kryqezojne grupin
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe derguar per gjykim dosjen hetimore ne ngarkim te dhjete personave te akuzuar per “falsifikim te monedhave” qe vinin nga Bullgaria. Te pandehurit jane Ramazan Shatri, Petrit Marku, Hazir Maci, Lulzim Rakipi, Ftamir Rakipi, Nebi Popa, Avni Hajrullahu, Kemal Rexhepi, Xheladin Demiri dhe Idajet Gatali. Sipas dosjes se prokurorise behet me dije se hetimet ne ngarkim te te pandehurve kane nisur me daten 23 mars te ketij viti. I pandehuri Ramazan Shatri, ne bashkepunim me persona te tjere, shperndanin ne vendin tone kartemonedha euro te falsifikuara. Ne bisedat paraprake eshte rene dakord qe Shatri te siguronte nje shume prej 200 mije eurosh te falsifikuara, te cilat do te bliheshin prej oficereve te autorizuar me 60 mije euro. Prokuroria ben me dije se dy oficereve te policise gjyqesore, do te kryenin blerjen e kartemonedhave te falsifikuara nga Ramazan Shatri. Te pandehurit rane ne pranga ne saje te pergjimeve telefonike, filmike dhe ambientale. Nga analiza e transkriptimeve te bisedave telefonike te pergjuara ka rezultuar se Fatmir Rakipi eshte lidhur me Ramazan Shatrin permes Hazir Maci. Ndersa Petrit Marku, per te gjetur eurot e falsifikuara eshte lidhur me Lulezim Rakipi. Ne momentin qe do te behej shkembimi, Rakipi ka telefonuar vellane e tij, te cilit i ka kerkuar te merrte te banesa nje pako dhe t’ia sillte ne afersi te nje lokali te stadiumi “Qemal Stafa”. Sapo Fatmir Rakipi ka hyre ne lokal, policia ka mundur te sekuestroje sasine prej 34.600 euro te falsifikuara. Nga hetimet ka rezultuar se Idajet Gatali, Gezim Kovaci dhe Xheladin Demiri, nuk kane qene te implikuar ne shperndarjen e eurove te falsifikuara, nderkohe qe dy te fundit kane pasur dijeni dhe per kete arsye jane akuzuar per vepren penale te “moskallezimit te krimit”. Ndersa, nga lidhja mes te pandehurve Ramazan Shatri, Nebi Popa, Avni Hajrullahi dhe Kemal Rexhepi, jane sekuestruar 36.900 euro. Gazeta “Koha Jone”, ka siguruar pergjimet telefonike te kryera mes te pandehurve Ramazan Shatri, Hazir Maci, Petrit Marku, Lulzim Rakipi dhe Fatmir Rakipi.
Transkriptimet
Me daten 6 prill te ketij vitit ora 01:00 Hazir Maci me numer telefoni 0672878...dhe Petrit Marku me numer telefoni 0672797... eshte realizuar kjo bisede:
Petriti- Si e late more?
Haziri- Ky e ka lene ne rregull, po puna eshte se do 200 ai.
Petriti- 200...ca te bejme tani, a mund t’i marrim me leket tona e ti sjellim 200 pasneser?
Haziri- Ku ti marrim...aaa t’i i marr dhe te ngelim ne?
Petriti- Jo, jo. Ja mbajme ate, ja mbajme 20% brenda leket?
Haziri- Ku di gje une, hajt se do takohemi me pas... ketu te kafja jam une, a i more ata ti?
Petriti- Po mbarova pune une, ku je ti, te vij aty une?
Haziri- Shko e takoje, te vije vete ai djali te kafja.
Petriti- Po fol vete me ta ti.
Haziri- Vjen te kafja tani.
Petriti- Po thuaj te vije te Ujvara, t’a pres te Ujvara.
Haziri- Te stadiumi Dinamo vjen more burre, dal une e takoj.
Petriti- Po ta coj numrin e tij me SMS, e fol, merre.
Haziri- Ma jep, hajt.
Pas bisedes telefonike Hazir Muci i ka derguar me SMS, Petrit Markut, numrin e telefonit te Ramazan Shatrit perkatesisht numri 068 24 19... Dhjete minuta pas bisedes se tyre Ramazan Shatri dhe Petrit Marku kane kryer kete bisede..
Petriti- Petriti jam, shoku i Azirit.
Ramazani- O, c’kemi, ca ke bere?
Petriti- A ke me cfare te vish ketu te stadiumi Dinamo?
Ramazani- S’kam me cfare te vi jo, ku je ti tani?
Petriti- Une te stadiumi Dinamo kam pune.
Ramazani- Pak me vone vij te te takoj...
Petriti- Nese mundesh leviz me shpejt, apo s’ke mundesi? Hipi urbanit te Tiranes se Re dhe hajde shihe njehere.
Ramazani- ehe ane, ane.
Pas kesaj bisede telefonike Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut, ne oren 08:39 minuta te po te njejtes dite kane komunikuar serish me njeri-tjetrin.
Ramazani- Neser ne dhjete e gjysme e lashe me te, per t’u takuar.
Petriti- Mire, ti e di.
Ramazani- Eh, i thashe une, kjo eshte po deshe, si t’a marri mendja, pastaj me tha do takohemi ne darke... mori ne telefon dhe me tha me ka dale nje pune, neser ne dhjete e gjysme...
Petriti- Ja cilesove sa eshte gjendja?
Ramazani- Po, po.
Me daten 7 prill te ketij viti ne oren 10:14 Hazir Maci ka telefonuar Petrit Markun
Petriti- Ku je more?
Haziri- Une perballe Pallatit te Kultures.
Petriti- Mbarova pune, erdha, erdha une se bashku me te jam.
Haziri- Po ca te tha, a po e merr ate apo jo?
Petriti- Ja tani po lidhet me te, ku di une. A je duke prit, apo do te ikesh?
Haziri- Ketu jam dhe pak te takoj njerin dhe ne levizje jam.
Petriti- A e di ca te tha ky, te ka share...
Haziri- Po le te shaje o....
Po ne kete date ne oren 04:29 Hazir Maci dhe Ramazan Shatri kane biseduar serish me njeri-tjetrin.
Ramazani- Me duket se jane duke u perplas per ate muhabetin, tre, kater veta...dhe dal blof. T’u kujtua qe jane aq aty...Te shkoj ta takoj ate djalin.
Haziri- Ate e ka ne rregull, a e more vesh.
Dy ore me pas Ramazan Shatri ka telefonuar Petrit Markun.
Petriti- Po ai eshte gati...Cfare do bejme, si do bejme?
Ramazani- Qysh e ke..?
Petriti- Po ne rregull.
Ramazani- Eshte ashtu sic me the ti, vetem njesh, s’ka gjysme e?
Petriti- Nje
Ramazani- Mire, ne rregull, ok..
Dhjete minuta me vone Hazir Maci ka telefonuar Petrit Markun.
Haziri- Cfare bere?
Petriti- Mashtrimet e mia.. eshte duke ardhur te punet e mia...ate shokun tend e genjejne ato.
Haziri- Ato lidhjet i kane.. Me cmendi gjithe diten pas tij kot..
Ne daten 7 prill 2010, ora 4:32 Hazir Maci i ka cuar nje SMS perdoruesit te numrit 00306992915... me kete permbajtje:
Jam Haziri, deri ne 3000 euro e kam quajt punen, deri neser duhet me krye punen, ne qofte se ke mundesi me shkruaj po, jo, faleminderit.
Ne daten 8 prill Hazir Maci ka folur me Ramazan Shatri ne oren 09:49
Ramazani- Cfare bere, c’kemi?
Haziri- Cfare bere?
Ramazani- Hic vallahi, prit njehere sa te shoh njehere se mos na behet dicka bashke, se jane pak, a more vesh
Haziri- Ehe
Ramazani- Ta kallezoj une.
Me daten 8 prill 2010 ora 12:59 midis Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut eshte realizuar kjo bisede.
Ramazani- Hej ai muhabeti yt eshte gjekundi apo hajt, tani jam duke u takuar me te dhe duke i thene qe keto ka ky dhe hajt ose shendet.
Petriti- Une te thashe qe mbreme.
Ramazani- Ai me thote mua jane ashtu jane...dhe thashe ishallah.
Dy ore e gjysme me pas Ramazan Shatrit ka telefonuar Petrit Markut
Petriti- A je duke me prit te kafja a cfare je duke bere?
Ramazani- Sa te mberri te kafja te te therras une, hajt.
Petriti- He
Ramazani- Gati hajde te kafja.
Petriti- Hajt.
Cerek ore me pas Shatrit ka telefonuar Petrit Markun.
Petriti- Ja tani, nuk vonoj.
Ramazani- Sa?
Petriti- Sa te pi nje gote raki, erdha.
Ramazani- Hajt.
Pese minuta me pas Ramazan Shatrit telefonon Petrit Markun
Petriti- E ka ngrit, e ka bere me 20 edhe ky...
Ramazani- Ehe, e mire merrja e hajt.
Ora 03:16 midis Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut eshte realizuar kjo bisede.
Ramazani- He Petrit.
Petriti- Po vij aty dhe flasim.
Ramazani- Ku je, a je nis?
Petriti- Tani po hyj ne makine.
Ora 03:28 Ramazan Shatri i dergon Petrit Makut SMS me kete permbajtje.
Hape, a ke pak njerzillek.
Ora 03:46 midis Petrit Markut dhe Lulzim Rakipit eshte realizuar kjo bisede.
Petriti- Degjo, se atje nuk vjen ai djali po te puna ime a vjen ti?
Lulzimi- Pse s’vjen ai ca ka? Mbaje aty te puna se jam duke ardhur tani.
Petriti- Prit pak te bie dakord se s’kam rene dakord, te puna ime a vjen ti?
Lulzimi- Ok, hajt.
Petriti- Prit te bej une tel se jane frikacak.
Lulzimi- Qe te mos dale une legen me ty sa t’u them?
Petriti- Po mundohu, bejua me 17.
Lulzimi- Ore per ty, se muhabeti im dihet, qe te dali dhe jotja.
Petriti- Po une i thashe atij me 20.
Lulzimi- Po mire sa t’u them une qe te dalesh e ti, kupton...
Petriti- Po, jo, jo, i thashe une me 20 dhe ikni ne punen tuaj i thashe...
Lulzimi- Epo hajde po te pres.
Ora 03:53 Ramazan Shatri dhe Petrit Marku kane kryer kete bisede.
Petriti- Ej, leje fare thote. Po deshe te vish ketu mire, po s’deshe.
Ramazani- Ok.
Ora 03:54 Ramazan Shatri telefonon Petrit Markun.
Petriti- Prit se po vijme aty...
Ramazani- Mire, hajde.
Ora 03:58 midis Petrit Markut dhe Lulzim Rakipit eshte realizuar kjo bisede.
Petriti- Ai thote, o ku dua une, o s’ka.
Lulzimi- Po ku te jete ai, po prit se erdha une per 15 minuta i thuaj.
Oren 04:09 Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut kane biseduar me njeri-tjetrin.
Ramazani- A u nisen a jo?
Petriti- Po duke ardhur jemi...mos na caj...se ja futa me plumb, e vrara ja...
Ramazani- Mos u vono, hajde vete.
Petriti- Duke ardhur me kete djalin per t’u takuar.
Ramazani- Ore, hajde aty ti. Si e lame bashke ne. S’ka ndryshim thuaj..
Ora 04:28 midis Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut eshte realizuar kjo bisede.
Ramazani- O Tit, Hajde.
Petriti- Pese minuta erdha.
Ramazani- E mire hajde.
Ora 04: 39 midis Ramazan Shatrit dhe Petrit Markut eshte realizuar kjo bisede.
Petriti- He cfare kane ata?Duan me i vra me ja fut ndonje plumb?
Ramazani- Hehe.
Petriti- Hajde drejt atje ku me takove, hajde.
Ramazani- Aty jam une.
Ora 04:40 Lulzim Rakipi telefonon te vellane Fatmir Rakipin
Lulzimi- Kurti aty eshte ?
Fatmiri- Nuk po e shoh.
Lulzimi- Mire, do vi Kurti tani aty, merre Idajetin.
Fatmiri- Erdhi.
Lulzimi- Futi diku te makina... te ambasada italiane.. te stadiumi.
Fatmiri- Mire.
Ora 04:41 midis Lulzim Rakipit dhe perdoruesit te numrit 068 26 33.. eshte realizuar kjo bisede.
Lulzimi- Urgjentisht... te xhaketa e Mirit...ngjyre gri, kajsi.
Ora 04:50 Lulzim Rakipi merr serish Fatmir Rakipin.
Lulzimi- Ku je?
Fatmiri- Te farmacia dhjete.
Lulzimi- Hajde pra.
Ora 04:56 Lulzimi merr serish Fatmirin.
Lulzimi- Ku je? Hajde shpejt te Ambasada italiane, te stadiumi.
Fatmiri- Ok, aty ku te la Kurti, apo te stadiumi?
Lulzimi- More, te ambasada italiane, te stadiumi, mu te cepi... sa futesh.
Fatmiri- Te ambasada italiane.
Ora 04:19 Petrit Marku telefonon Lulzim Rakipin.
Lulzimi- Ku je?
Petriti- Te puna.
Lulzimi- Ku te puna, te puna jam une.
Petriti- Pra punes jam.
Nga biseda telefonike mes Avni Hajrullahit dhe nje shtetasi me nr .....900 eshte zhvilluar kjo bisede telefonike:
Avniu: Mos u nis....s’kemi leke.
900: ..pa para s’ti jep...500 mije mund t’ia marr ketij per te te pritur...
Avniu: ..Merri nja 100 dhe hajde.....i pashe paret vete.
900: Njeqind bene.
Avniu: Po, a jane deri ku?
900: Aq
Avniu: Njeqind e dyzet nese i merr se gjashtedhjete kemi. Dyqind t’ia japim burrit te huaj...
Me date 6.04.2010 midis Hajrullahit dhe nje shtetasi tjeter me nr 4389766 eshte zhvilluar kjo bisede:
Avniu: A mund i merr edhe pesedhjete...njeqind e dyzet mije, se gjashtedhjete mije i kemi, t’i japim dyqind mije. Se jam turperuar se me genjeu njeri. Me ka ardhur burri i huaj me leket ne tavoline... une kurrkund.
4389766: T’i marr keto pesedhjete njehere, ato te tjerat i marrim me vone.
Avniu: Une kur te them, te garantoj per jete...a e dini si eshte puna? Se puna eshte se i nderron atje brenda ku punon...i prish punen brenda...ai s’mund ti con gjysma-gjysma...
Me date 8.04.2010, midis Hajrullahit dhe nje shtetasi me nr 438977... eshte zhvilluar biseda:
Avniu: A mund te besh 100 euro, hajde se me ate burrin e huaj jam?
438977...: 100?
Avniu: Po 100 mije
438977...: 50 i ka. 100 dhe 50 do i bej 50.
Avniu: 50 njeqindeshe dhe 50 pesedhjeteshe..merri nisu dhe shkojme bashke...
438977...: Hajt
Avniu: Hajt sa me shpejt, per sa ore vjen?
Date 8 prill 2010 ora 02: 39 Avni Hajrullahi ka telefonuar Ramazan Shatrin.
Avniu: Eshte nisi ai per te ardhur?
Ramazani: Ehe
Avniu: Tani llogarite kohen vete...
Ramazani: Mire kur te vine
Avniu: Llogarite, llogarite dhe me shume...
Ramazani: Mire, te vije njehere...
Avniu: Eshte nisur ai...
Ora 04:12 Nebi Popes i telefonon Ramazan Shatrit.
Nebiu: Ku je?
Ramazani: Une jam ketu te universiteti...
Nebiu: Te Pallati i Kultures te pret ai...
Ramazani: He?
Nebiu: Ai shoku im te pret te Pallati i Kultures te dalesh.
Ramazani: Po, a ka ashtu gje?
Nebiu: E tani. O ti shqiptar, a je duke ardhur?
Ramazani:Po, hajt ik, ik, hajt.
Biseda mes Avni Hajrullahit dhe Ramazan Shatrit, date 8.04.2010:
Avniu: A je duke ardhur ketu ku te thashe?
Ramazani: Jam duke u vonuar pak...
Avniu: Pse?
Ramazani: Po kam nje pune o ti..
Avniu: Ha, ha,... ej komuniko me te ore ti...
Ramazani: Po bjere...
Avniu: Jo, jo merr ne telefon me te ta takosh....merru vesh me te ne telefon ku je, fol me te e shkoni beni punen, hajt.
Ramazani: Ku po takohemi? Ku eshte ai?
Avniu: Te Pallati i Kultures jam....ku te thuash ti, bere muhabet eshte duke ardhur apo jo shoku?
Ramazani: A s’je me te ti?
Avniu: Po bashke jemi. A fola me telefon te tij?
Ramazani: Mire, a po vjen deri ketu te stadiumi “Qemal Stafa”?
Avniu: Po cfare te bej atje?
Ramazani: Hajde mor ketu, takohemi njehere.
Avniu: Hajt se erdha, erdha.
Biseda mes Kemalit Rexhepit me nofken Zugari dhe Avniut, po me date 8.04.2010:
Kemali: Ej, dyzet....
Avniu: Mire se behen sa te duash....vetem hajde sa me shpejt. O hajde o mos hajde.
Kemali: Dyzet jane, hajde. Duke ardhur jam.
Njohjet mes te pandehurve dhe perfitimet
Sipas verifikimeve dhe transkriptimet e tabulateve te pergjuara ka rezultuar se Nebi Popa dhe Ramazan Shatri kane pasur njohje te hershme qe ne qytetin e Kukesit dhe fillimisht rezulton se jane lidhur bashke, dhe me pas e ka prezantuar Shatrin edhe me te pandehurin tjeter, Avni Hajrullahi. Ne kete afere, Nebiu do te merrte nje kafe dhe nuk do te hynte ne perqindje. Avniu eshte lidhur me shqiptaro-maqedonasin Kemal Rexhepi, te cilin e ka porositur te sjelle nje sasi prej 100 mije eurosh te falsifikuara. Ky i fundit, sipas bisedave te pergjuara rezulton te kete siguruar vetem 40 mije euro. Nga Avniu i eshte thene qe te bente te pamunduren t’i sillte sa me shpejt. I pandehuri Rexhepi eshte nisur nga Maqedonia me parate dhe eshte kapur ne oret e mbremjes nga sherbimet e Policise Gjyqesore ne hyrje te Tiranes. Ne momentin e ndalimit, atij i eshte kapur ne xhepin e xhupit shuma prej 36.900 euro te falsifikuara. I pandehuri Rexhepi ka marre si sherbim taksi Xheladin Demiri, kundrejt nje shume prej 150 eurosh. Kur kane hyre ne territorin shqiptar, Demiri ka degjuar bisedat e zhvilluara mes Avniut dhe Kemalit mbi sasine e eurove te falsifikuara qe do silleshin ne Shqiperi.