E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i dopingut gjyqi ne Spanje

Ne Spanje ka nisur procesi gjyqësor ne lidhje me skandalin doping qe tronditi jo vetem atletiken e shtetit iberik, por edhe ata boterore. Kampionia e botes ne ecje sportive Marta Dominguez, e cila eshte dhe nje nga protagonistet e kësaj ceshtjeje eshte thirrur ne gjykaten e Madridit, ku eshte pyetur ne lidhje me përfshirjen e saj ne trafikimin e substancave te ndaluara ne sport.

Dominguez eshte nje nga 14 personat, me tyre atlete, trajnere, doktore dhe farmaciste, te cilet u arrestuan nga policia spanjolle me 9 dhjetor ne operacionin anti-doping. Atltja 35 vjecare e cila fitoi titullin kampion bote ne 3000 mietra ecje sportive ne Boterorin e Berlinit ne vitin 2009, eshte pezulluar si dhe u shkarkua nga posti si zv/presidente  federates spanjolle te atletikes.

Sipas mediave spanjolle Dominguez ka shpejguar lidhjen e saj me trajnerin Manolo Pascua dhe doktorin  Eufemiano Fuentes, i cili edhe me pare eshte hetuar, pas skandalit te dopingut ne çiklizëm qe përfshiu dhe emrat me te mëdhenj te ketij sporti. Po ashtu, mediat spanjolle raportojne se atletija ka mohur cdo lidhje dhe përfshirje te saj ne trafikun e substancave dopuese dhe te palejueshme ne sport.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›