Marreveshja Start ratifikimi ne senat

Administrata Obama ushtron trysni ndaj Senatit amerikan, që pritet të ratifikojë sot traktatin e ri për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë. Sekretari i Mbrojtjes Robert Gejts vlerësoi se ratifikimi pa humbur kohë i traktatit të ri Start do të forcojë sigurinë kombëtare të SHBA.
Ai tha se traktati do të fuqizojë qëndrueshmërinë strategjike, do të bëjë të mundur një regjim rigoroz inspektimi dhe do të forcojë udhëheqjen amerikane për të mos lejuar përhapjen e armëve bërthamore. Gejts shtoi se do të sigurojë fleksibilitetin e nevojshëm për të strukturuar forcat bërthamore strategjike amerikane, që t’i plotësojnë më mirë interesat e sigurisë. Ndërkohë ndonëse disa senatorë ankohen për kohë të pamjaftueshme për të shqyrtuar traktatin, demokratët thonë se kanë dy të tretat e nevojshme për ratikimin e tij.
Delina Bitraku